Politikë

Rama u përgjigjet 5 kërkesave të protestuesve: Ja dhashë dorëheqjen, 4 të tjerat si do i bëj?

Rama ka komentuar edhe kërkesat e paraqitura nga qytetarët në protestat e zhvilluara prej 6-ditësh në Tiranë.

F.I
Rama u përgjigjet 5 kërkesave të protestuesve: Ja dhashë
Edi Rama

VLORË-Kryeministri Edi Rama nga Vlora, ku po mbante një takim me banorët e Zvërnecit ka komentuar edhe kërkesat e paraqitura nga qytetarët në protestat e zhvilluara prej 6-ditësh në Tiranë. Konkretisht protestuesit kërkojnë: 

1dorëheqjen e qeverisë
2-Shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!
3-shfryqizimin e Paketë së Maleve
4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare

Lidhur me këto kushte, Rama është shprehur se nëse plotëson të parin të japë dorëheqjen, 4 të tjerat nuk ka si ti bëjë.

Edi Rama: Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj? Është e sigurt që në të gjithë procesin, ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 mln euro. I janë referuar një leje që është kthyer mbrapsht.

Poll

MOS HUMB