Politikë

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Po e ke në pronësi do marrësh paratë

Banori nga ana tjetër është shprehur i prekur nga deklaratat e mëparshme të kryeministrit duke i kërkuar të mos ndërhyjë, por të shprehet gjykata për çështjen e pronësisë.

F.I
“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e
Edi Rama

VLORË- Në një përballje me një nga banorët që pretendon se është trashëgimtar i tokës në Zvërnec, kreu i qeverisë Edi Rama i është drejtuar të marrë letrën në gjykatë dhe do të fitojë paratë. Banori nga ana tjetër është shprehur i prekur nga deklaratat e mëparshme të kryeministrit duke i kërkuar të mos ndërhyjë, por të shprehet gjykata për çështjen e pronësisë.

Edi RamaGjykata i ka të gjitha shanset për një hetim mjaft të qetë pozitiv për këdo qoftë që mund ta fitojë me gjykatë çështjen, sepse hetimi nuk bëhet për kompaninë, për investimin, për projektin, por hetimi është në proces për një individ, për një subjekt, që ka shitur pronën dhe për këtë arsye, pasi ka marrë të gjitha të dhënat nga Agjencia e Kontrollit të Pastrimit të Parave, SPAK ka lëshuar transaksionin, por e ka çuar në konton përkatëse në noter dhe te kontoja e noterit rri e bllokuar, derisa të sqarohet pozicioni i individit me fjalë me drejtësinë. Nëse do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitimë, atëherë do të keni akses në atë fond dhe do të merrni paratë.

Qytetari: Kërkojmë që të mos ketë ndërhyrje përveç gjykatës.

Rama: Të lutem me kë po flet?

Qytetari: Po sqaroj veten.

Rama: Me kë po flet?! Jo si kryeministër. Nëse unë kam kurajo të vij përpara jush.

Qytetari vijon flet.

Rama: E kanë zakon këta vlonjatët nuk e lëshojnë mikrofonin.

Qytetari: Prona nuk është e kthyer dem baba dem. Në 2009 i është dhënë dikujt.

Rama: Kur është kthyer? Të lutem shumë, këtë më thuaj.

Qytetari: Në 2009.

Rama: Pse na fut në këto. Në 2009 unë i kam pasur flokët e zeza, nuk kam pasur kaq shumë. Mos bëjmë debat kot.

Qytetari: Unë dem baba dem e di ndryshe.

Rama: Ti je vlonjat nuk e di çfarë është dem baba dem. Nuk po i shmangem së vërtetës. Një pronë bllokohet vetëm me siguri padije. Çfarë lidhje ka që je në gjyq.

Poll

MOS HUMB