TIRANË- Platforma 'TikTok' do të mbyllet për 1 vit në gjithë territorin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama nga takimi me prindër e mësues diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, duke filluar me mbylljen e platformës së shumë diskutuar, Tiktok.
"Është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. TikTok do ta mbyllim për një vit. Kemi bërë hulumtime dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i janarit dhe për 1 vit plotësisht për të gjithë. TikTok në republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë atij viti do shohim si do veprojnë vendet, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, si do reagojë vetë TikTok,"- deklaroi Rama.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tani qeveria ka një plan konkrret dhe masa të cilat do sjellin më shumë siguri për fëmijët. Kreu i qeverisë Rama është shprehur se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, u kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin. Rama theksoi se nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por ajo që i dallon qasjet ndaj tyre është si reagojmë ne.
Edi Rama: U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje e tërë dhe një tërësi komunitetesh shkollore dhe prindërore në Shqipëri. Nga ana tjetër, të vihej në lëvizje e njëjta fuqi e brendshme e vetë shoqërisë, e përfaqësuar dhe mishëruar në parlamentin e Shqipërisë dhe në media. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarjeje ka zgjedhje të ndryshme. Si gjithnjë në qasjen ndaj një ngjarjeje ka një farsë, ka dhe një marrje përgjegjësie. Edhe në këtë rast farsa nuk mungoi me gjithë atë forcë që rivret të vrarët dhe nuk lejon që reflektimi dhe nxjerrja e mësimeve të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Instirucionet, qeveria, shteti janë struktura në zhvillim, në përmirësim dhe në vetë-korrigjim të vazhdueshëm. Nuk ka asnjëherë, në asnjë vend, një shtet, një sistem institucional apo një qeveri që të mos kenë më asgjë për të korrigjuar dhe të gjitha gjërat të funksionojnë. A bëhet ngjarja një arsye e fortë që pastaj ajo sferë e veprimtarisë shoqërore të bëhet shumë më e mirë apo bëhet ngjarja një sebep që shoqëria të futet në një përleshje se kush e ka fajin. Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkrtër pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me gjithë faktorët që janë të lidhur me këtë sferë të rëndësishme të edukimit dhe sigurisë të fmëijëve tanë, kemi një plan konkret, me masa konkrete dhe kemi siguri që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor akoma për të mirë, akoma më të sigurt./ZËRI
Mbyllja e rrjetit social është një masat e planit për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në Shkolla. Në një takim me mësues e prindër, ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu nuk dha shumë detaje, ndërsa tha se sipas konsultimit publik 90% e prindërve janë pro bllokimit ose kufizimit të platformës.
Ogerta Manastriliu: Për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në Shkolla kemi vendosur: bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh. Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. Vendosim Rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se tani qeveria ka një plan konkrret dhe masa të cilat do sjellin më shumë siguri për fëmijët. Rama theksoi se nuk mund të parandalohen dhe nuk mund të shmangen të gjitha ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin, por ajo që i dallon qasjet ndaj tyre është si reagojmë ne.