BRUKSEL- Replikat midis kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage nuk kanë të ndalur. Kryeministri shqiptar gjatë një fjalimi të mbajtur në Kolegjin e Evropës në Bruzh, shfrytëzoi rastin për të kritikuar me ironi politikanin britanik Nigel Farage. Rama përfshiu Britaninë e Madhë dhe daljen e saj nga unioni, teksa flsite për Shqipërinë dhe BE-në. Kryeministri Rama u shpreh se “kështu bën kur largohesh nga BE: flet shumë gjepura”, duke iu referuar deklaratave për të burgosurit shqiptarë.
“Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht se Shqipëria është vendi me vjedhjen më të ulët të shtëpive në Europë. Anglia thotë po, sepse shqiptarët kanë ardhur tek ne. Kështu bën kur largohesh nga BE, flet shumë gjepura. Merr pak kamomil para se ta dëgjosh, që mos të zërë depresioni. Nëse nuk jeni një prej atyre që keni ardhur, atëherë ejani. Është një vend që ia vlen ta vizitosh”, tha Rama.
Rreth dy maj më parë Farage, një figurë e njohur e politikës britanike dhe zë i fortë i fushatës së Brexit-it, hyri në një debat publik me kryeministrin Edi Rama, ku kërkoi që gjithë shqiptarët e burgosur në Britani të deportohen. Farage tha se në Britaninë e Madhe shqiptarët janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë janë në burg.
Të dhënat e Ministrisë së Brendshme e çojnë numrin total të kërkesave për azil në 111,000 në vitin që përfundon në qershor 2025, gjysma e të cilëve mbërritën nëpërmjet "rrugëve të parregullta". Kjo është më pak se numri i azilkërkuesve në Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë. Shkalla e dhënies së azilit ishte 48 përqind gjatë asaj periudhe. Sipas të dhënave, rreth 43,000 njerëz mbërritën me varka të vogla në të njëjtën periudhë. Mbetet për tu parë se çfarë do të diskutohet në tryezë për fatin e të burgosurëve shqiptarë në Britani./ZËRI


