Politikë

Rama thirrje qytetarëve: Braktisni profetët e rremë dhe qeniet qesharake

F.I
Rama thirrje qytetarëve: Braktisni profetët e rremë dhe qeniet
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në hapjen e fushatës elektorale të PS, e mbylli fjalimin e tij duke kërkuar votën e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake me qëllimin e vetëm për Shqipërinë në BE në vitin 2030.

Edi Rama: Do të meritojnë më në fund, dhe nuk e kanë merituar shumë e kanë marrë peng këtë vend dhe e kanë kthyer me sytë nga Azia, do të meritojnë ngaëzillimin e tyre që më bukur se kurdo tjetër shprehet me fjalët e pavdekshme të Gjergj Fishtës, si erdh turrej mendja e shqiptarit për të gëzuar lirinë jetike, trashëgim lanë atij prej të parit e sa u ba gjaku dhe sa rrena e tradhëtia, derisa dul Shqipëria më veti, s’i premtue kish perëndia. Më pas vjen fjalia rrënqethëse, të falesh Shqipëri, ti shpirtim tem dashuri. Besojini kësaj profecie shqiptare me bindjen, besojini këtij momenti ndryshe se është ndryshe jo për ne dhe as për ju, por për Shqipërinë tonë të përbashkët dhe bashkoni me shumicën tonë. Besojini Shqipërisë në BE. Braktisini profetët e rremë, qeniet qesharake që predikojnë madhështira qesharake apo ofrojnë barna popullore për hallet tuaja, të cilat duhet t’i zgjidhim vetëm së bashku për të qenë të lartësuar në historinë e Shqipërisë me Evropën dhe të Evropës me Shqipërinë. Sot është koha për këtë besim të lartë, besim shumë i lartë. Më shumë se kurrë sot është dita që Naimi e pa dhe u ngazëllye... Besojini se Shqipëria bëhet kur ne bijtë dhe bijat e saj t’ia vendosim në kokë kurorën me 12 yjet që flamuri evropian ia huazoi kurorës së zojës lart në qiell, nënë e pepelgrinëve që shpresojnë që si pajtore e Shqipërisë.

Poll

MOS HUMB