Politikë

Rama hap fushatën elektorale të PS: Kush hyn në BE nuk luan dot kukafshehti me qytetarët e vet

Rama theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme gjatë mandatit të tij

F.I
Rama hap fushatën elektorale të PS: Kush hyn në BE nuk luan dot
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, deklaroi se 11 maji është pikë ndarëse mes dy rrugëve: drejt Bashkimit Europian apo kthimit në gropë. Rama theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme gjatë mandatit të tij, duke përmendur reformat që kanë sjellë zhvillim konkret, siç është krijimi i një sistemi të drejtësisë të pavarur. Rama tha se vetëm në BE garantohet pathyeshmëria e reformës në drejtësi, duke thënë se nuk mund të lihet në dorë të çdo orvatje e kënetës.

Edi Rama: Sa më të bashkuar e të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo përgjithmonë se takimi me historinë nuk pret dhe as nuk shtyhet dot pas qejfit tonë, duhet t’i shkojmë rrugës së hapur të fatit pa paragjykime dhe tundime për budallallëqet e radhës. Nëse duam t’i japim fund historisë së një populli i mbetur si i dorës së dytë, dhe tu dorëzojmë fëmijëve tanë edhe brezave që vinjë, një vend brenda kufijve të BE ku mes shqiptarit e italianit, grekut apo gjermanit të mos ketë më asnjë dallim. Por të mos ketë edhe asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë. Shqipëria sot nuk është gjëkundi njësoj me atë që ishte kur ne morëm detyrën në asnjë fushë përveçse në kënetën e opozitës dhe mediave rreth saj, kur për hir të së vërtetës sitiata është më keq seç ishte kur ne morëm detyrën. Nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria sot nuk do të jetë njësoj gjëkundi me Shqipërinë 2030. Mbase edhe këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë por kjo ështe e vetmja gjë që ka në dorë pakica dhe jo shumica e shqiptarëve. Shqipëria 2030 do të jetë Shqipëri e re, vend me një tjetër pozicion e tjetër fuqi si shtet anëtar i një familjeje të madhe lirish, të drejtash e mundësish që sot s’i kemi akoma dhe që as nesër s’mund t’i kemi pa u bërë pjesë e asaj familjeje. Kush hyn në atë shtëpi nuk luan do  më kukafshehti me qytetarët e vet. Në atë familje askush s’e vë dot në pikëpyetje bazarinë para ligjit për qytetarët e vet. Barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lë në dorë të qeverive, por duhet ta marrë vetë në dorë. Duhet ta mbrojë, duke nisur nga 11 maji. Zgjedhja nuk është mes sa partive, por mes Shqipërisë 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri. Me ne, ose me kënetën madhështore dhe me shitësit e qilimave fluturues të pazarit të moçaleve të vegjël rreth saj, që kanë edhe lloj emrash, jo bëhet jo s’bëhet, jo bashkë jo veç. Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon përfundimisht pa asnjë mundësi prapakthimi themelin e barazisë para ligjit që PS pati kuarjon ta hedhë dhe deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh, kryesor të BE, vetëm shqiptarët e bashkuar me mua dhe ju mund të mbrojë drejtësinë e re nga çdo orvatje e kënetës. Mund të mbyllim negociatat me BE brenda 2 vitesh.

Poll

MOS HUMB