
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rubrikën 'Sy më Sy' në Facebook. Në nga qytetarët i shkruante se drejtësia e pavarur garantohet nga SHBA, ndërsa kreu i qeverisë iu përgjigj duke theksuar se vizioni për reformën në drejtësi dhe garante është Partia Socialiste.
Komentuesi: Garanci që drejtësia ka qenë e pavarur aty ka qenë Amerika. Tani që Amerika do të tërhiqet, drejtësia do t’i shërbejë pushtetit të radhës.
Edi Rama: Po të ishim kundër drejtësisë ne, do ishim këtu pa asgjë nga këto që sheh dhe komenton sikur i ka bërë Amerika. Drejtësia e pavarur, për aq sa është pavarësuar, është frut i vizionit, i vullnetit dhe përpjekjes titanike të PS, nuk e solli Amerika dhe nuk e merr Amerika. SHBA dhe BE kanë dhënë një mbështetje të madhe në reformën në drejtësi, por pavarësia e institucioneve të drejtësisë varet vetëm nga vullneti i PS. Nëse PS e lëshon këtë llogore e keni parë shumë mirë si janë rreshtuar të tjerët në luftën kundër drejtësisë dhe bombardimit të drejtësisë.