Politikë

"Biznesi i vogël paguan 0 taksë"! Rama: U kemi lënë njerëzve në xhep 145 mln euro në vit

Sipas tij, 57% e të gjithë të gjithë të punësuarve në vend, paguajnë sot taksë.

F.I
"Biznesi i vogël paguan 0 taksë"! Rama: U kemi
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama vijoi dhe mëngjesin e sotëm me përgjigje ndaj komentuesve në rrjete sociale, në rubrikën Sy më sy. Rama teksa foli edhe një herë për bonusin e pranverës, deklaroi se është momenti për një bilanc të mandatit të tretë. Sipas tij, 57% e të gjithë të gjithë të punësuarve në vend, paguajnë sot taksë.

Edi Rama: Bonusi i pranverës është në dispozicion për pensionistët në bazë të vendimit të marrë të qeverisë në datën 9 janar. Nga ana tjetër dikush më vuri në dukje se isha kujtuar për fushatë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës. Natyrisht kur vijnë zgjedhjet bëhet nje lloj bilanci, është e pashmangshme. Në këto kushte është i nevojshëm komunikimi që të jetë më intensiv. Gjysma tjetër e të vërtetës është se është bërë e pamundur të komunikosh për hallet e njerëzve në sallonet mediatike ku flitet vetëm për burg, dënime, vjedhje, bla bla bla. Jemi të vetdijshëm se duhet bërë diçka për të zbutur rritjen e çmimeve që janë edhe jashtë logjikës, por shifrat dhe faktet flasin vetë dhe nëse kur ne morëm detyrën ishin rreth 100 mijë kompani, sot janë 250 mijë kompani aktive në Shqipëri. Një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikundër një tjetër shifër e rëndësishme, sot kemi 57% të të punësuarve me 0 taksë, 36% janë me taksë nga 4-10%, për t’u dhënë mundësi njerëzve të kenë më shumë në xhep. Gati 10% e të punësuarve e kanë pagën mbi 10%. Me këtë sistem që ne futëm, u kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit. Janë 1.4 mld euro në 10 vite, që ua kemi hequr buxhetit të shtetit dhe ua kemi lënë qytetarëve. I vetmi sistem në rajon ku biznesi i vogël paguan 0 taksë. Kemi filluar me prodhim të përgjithshëm kombëtar më pak se 10 miliard, sot jemi afro 25 miliard. Këto janë fakte.

Poll

MOS HUMB