Politikë

Rama 'shkrin' AKU: Të pezullohet urgjentisht, më shumë bën dëm se punë!

Rama kërkoi pezullimin e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve.

F.I
Rama 'shkrin' AKU: Të pezullohet urgjentisht, më shumë
Edi Rama

CËRRIK-Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përmbyllëse pas diskutimeve të Ditës së Parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi për një urë të re komunikimi në funskion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE, kërkoi pezullimin e veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve.

Rama tha se AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse, sipas tij, me shumë se sa mirë, bën dëm. Kreu i qeverisë u shpreh se duhet të ngrihet një Komision i Posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj.

Edi Rama: Kjo është diçka që e kemi thënë shpesh dhe e kemi përsëritur herë pas here në kohë, por nuk e kemi bërë, dhe tani duhet ta bëjmë, ashtu siç duhet. Duhet të angazhojmë menjëherë strukturat e Tatimeve për një sensibilizim, përpara se Tatimet të ndërhyjnë me sekuestro për qumështin e pafaturuar. Qumësht i pafaturuar apo ushqime të freskëta të tjera të pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme. Edhe këtë gjë duhet ta kryejë Ministria e Financave, që të fillojë një proces sensibilizimi duke folur me bizneset e vogla. Duhet që për një periudhë dyjavore, pas sensibilizimit, të merren dhe të sekuestrohen këto materiale. Edhe në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar AKU-ja dhe duhet të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së, dhe procesi i bashkimit të inspektoriateve që është vendosur me ligj, duhet të kalojë në proces seleksionimi. Edhe në komision duhet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB