Politikë

"Brenda nesh flitet hapur!"/ Rama porosi socialistëve: Mospërgjigjja shpallet e ndaluar në PS

Ai shtoi se, përballë qytetarëve, qëndrimi i përfaqësuesve të PS-së duhet të jetë i unifikuar dhe përgjegjësia të mbahet në mënyrë kolektive.

M.K.
"Brenda nesh flitet hapur!"/ Rama porosi socialistëve:
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama deklaroi se mospërgjigjja ndaj qytetarëve nuk duhet të ketë vend në Partinë Socialiste. Gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, ai theksoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët.

Sipas Ramës, qytetarët nuk presin domosdoshmërisht që çdo kërkesë e tyre të marrë një përgjigje pozitive, por kërkojnë të dëgjohen dhe të marrin një shpjegim të qartë e transparent nga përfaqësuesit e tyre.

Kryeministri u ndal edhe te mënyra se si duhet të trajtohet kritika brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se debatet e brendshme duhet të zhvillohen hapur dhe me përgjegjësi. Ai shtoi se, përballë qytetarëve, qëndrimi i përfaqësuesve të PS-së duhet të jetë i unifikuar dhe përgjegjësia të mbahet në mënyrë kolektive.

"Mospërgjigjja duhet të shpallet e ndaluar në PS. Njerëzit nuk kërkojnë nga ne të themi me doemos po se e dinë që ne s’jemi zotërues të një çelësi magjik, por kërkojnë po, jo, kur sepse halli bëhet poshtërues kur nuk përfillet. Përkushtimi ndaj transformimit të makinerisë me forcën e shembullit individual. Kjo kthesë nis nga ne që jemi në këtë sallë, ose nuk nis fare. Nis nga qeveria ose nuk merr besueshmëri. Kritika jonë e brendshme mirëpritet dhe kultivohet si ushqim i skuadrës, familjes politike, por ka vetëm një rrugë të ndershme: brenda nesh flitet hapur, ndërsa kundrejt qytetarit, bëhet vetëm si vetëkritikë në emër të skuadrës, jo në kuadrin e një spektatori që shfrytëzon interesin e vet dhe ia lë skuadrës kodoshin e vet. Kjo s’është prani besnike, por hileqare”, tha Rama. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB