Politikë

“Rama jepe dorëheqjen!” Kryeministri i vendosur: Nuk largohem nga detyra vetëm përse një pakicë bërtet

Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra për shkak të presionit të protestuesve.

M.K.
“Rama jepe dorëheqjen!” Kryeministri i vendosur: Nuk largohem
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama iu përgjigj thirrjeve për dorëheqje të artikuluara nga protestuesit, gjatë mbledhjes së zgjeruar të Partisë Socialiste të zhvilluar këtë të enjte.

Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra për shkak të presionit të protestuesve. Sipas tij, askush nuk mund të pretendojë se flet në emër të të gjithë popullit, pasi vullneti i qytetarëve shprehet vetëm përmes votës. Rama nënvizoi se edhe mandati i tij për të qeverisur buron nga vota e qytetarëve dhe se vetëm populli ka të drejtën të vendosë se kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Ai shtoi se ndryshimi i pushtetit nuk mund të vijë si rezultat i presionit të një grupi protestues, por vetëm nëpërmjet procesit demokratik dhe votës.

Reagimi i Ramës:

“Pse nuk largohemi ne sot dhe pse duam ne ta meritojmë vazhdimësinë nesër? Duket e çuditshme që duhet thënë, kjo është demokracia dhe një parti politike as nuk e trashëgon dot timonin e pushtetit as nuk e ka pronë me testament, por as ka të drejta të lëshojë rrugës se disa të tjera duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit. Ushtron pushtetin për aq kohë sa ia ka dhënë populli votën dhe aq kohë sa ka votat në kuvend. Ata flasin në emër të popullit, pretendojnë se janë vetë populli. Ne jemi populli, dëgjoni popullin, ka dalë populli, të jemi të qartë me ligj e me zakon, as ata nuk janë populli, as ne dhe asnjë grupi kudo qoftë, të gjithë jemi pjesë të tij, mund të përfaqësojmë popullin dhe të flasim në emër të tij nëse ai na e jep këtë mandat sipas kushtetues. As unë që e kam me vulë dhe firmë mandatin për të përfaqësuar Shqipërinë në emër të popullit, nuke  kam në tagër të them ne emër të popullit atë mund ta thotë vetëm populli, kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Këtë e thotë populli vetëm me votë. Unë e kam tagrin të vendos për veten time nëse duhet t’i dëgjoj apo jo dëshirat dhe urdhrat e një pjesë që këndon poshtë zyrës sime, jepe dorëheqjen. Ajo këngë më pëlqen dhe energjizon aq sa më gënjen mendja që mund të bëj një tjetër këngë me të. Por në çdo çast dhe rrethane përtej këngës, të largohesh nga detyra vetëm sepse një pakicë bërtet, nuk është tipar udhëheqës, as përgjegjshmëri institucionale. Është braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB