Politikë

Rama: Nga sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online në e-Albania

Pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes platformës e-Albania.

F.I
Rama: Nga sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se duke filluar që sot pagesa e taksave të mjeteve mund të bëhet online përmes platformës e-Albania.

Edi Rama: Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë.

Në videon e publikuar raportohet se kjo risi do të sjellë kursimin e 11 mijë e 500 ditëve pune, do t'u kursejë qytetarëve mbi 4.7 milionë km rrugë dhe 331 mijë litër karburant.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB