
BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit me liderat e vendeve të Bashkimit Evropian se asnjë kapitull nuk është i lehtë, por Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE. Rama tha se ky process do ta ndihmojë vendin të transformohet dhe vetë qytetarët i mbështesin politikat e BE-së. Më tej, Rama shtoi se Shqipëria do të “martohet” me BE-në dhe këtë process, qytetarët e kanë pritur prej dekadash.
"Nuk ka kapitull që të jetë i lehtë me BE-në. Duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe nëpërmjet dialogut e mirëkuptimit, ne presim që të hapim grup-kapitujt. E vlerësoj shumë këtë proces, sepse ndihmon vendin që të transformohet dhe gjithë sistemi punon si garantues për sundimin e ligjit.
Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së, edhe vetë shqiptarët janë mbështetës për këtë lloj politikash. Ne si komb duam të martohemi me BE-në. Ne këtë po e presim me dekada e me shekuj. Nuk mund të shikojmë më pas. Poeti i Rilindjes sonë thotë se dielli lind aty ku perëndon, pra në perëndim", tha Rama. /ZËRI