Politikë

Rama ndan fjalën e Kos: Komisioni Europian është njohur në detaje më lidhje me projeket në Sazan e Zvërnec

Kreu i qeverisë ka ndarë edhe fjalën e Komisioneres Marta Kos, e cila foli rreth investimeve në Shqipëri.

F.I
Rama ndan fjalën e Kos: Komisioni Europian është njohur në
Marta Kos dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin. Kreu i qeverisë ka ndarë edhe fjalën e Komisioneres Marta Kos, e cila foli rreth investimeve në Shqipëri.

"Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Kos deklaroi se qeveria shqiptare ka garantuar Komisionin Evropian se projekti turistik prej më shumë se 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me Jared Kushner, do të respektojë standardet mjedisore evropiane. 

“Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mjedisit do të respektohen”, tha Kos gjatë konferencës për shtyp.

Komisionerja komentoi dhe protestat e nxitura nga projekti në Zvërnec. Javën e kaluar, pasi ekzekutivi i BE-së shprehu shqetësime në lidhje me projektin, zëdhënësi i zgjerimit të Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, paralajmëroi se autoritetet shqiptare duhet të “veprojnë pa vonesë” për të shmangur rrezikimin e përpjekjes së vendit për anëtarësim në BE./ZËRI

Poll

MOS HUMB