BRUKSEL-Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi të hënën se qeveria shqiptare ka garantuar Komisionin Evropian se projekti turistik prej më shumë se 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me Jared Kushner, do të respektojë standardet mjedisore evropiane. Kos zbuloi se në Tiranë kishte qenë për vizitë drejtori për Ballkanin Perëndimor, i cili ishte takuar me ministrin e Mjedisit. Ajo deklaroi se përmes komunikimeve me autoritetet shqiptare Sipas saj, procesi do të monitorohet nga afër në kuadër të negociatave të anëtarësimit.
“Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mjedisit do të respektohen”, tha Kos gjatë një konference për shtyp, shkruan euronews.
Komisionerja komentoi dhe protestat e nxitura nga projekti në Zvërnec. Javën e kaluar, pasi ekzekutivi i BE-së shprehu shqetësime në lidhje me projektin, zëdhënësi i zgjerimit të Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, paralajmëroi se autoritetet shqiptare duhet të “veprojnë pa vonesë” për të shmangur rrezikimin e përpjekjes së vendit për anëtarësim në BE.
“Ajo është një e drejtë themelore në Bashkimin Evropian dhe për të gjitha vendet aspirante. Jam e lumtur të shoh që kjo e drejtë respektohet në Shqipëri. Fakti që kjo po ndodh ndërsa Shqipëria po kalon nëpër procesin e anëtarësimit është i rëndësishëm. Ky proces është ligjërisht dhe politikisht i detyrueshëm dhe i nënshtrohet shqyrtimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm. Pra, kjo ofron garancinë më të fortë se natyra dhe mjedisi i Shqipërisë do të mbrohen në përputhje me standardet evropiane”,- tha Kos.
Marta Kos komentoi edhe investimet e huaja në Shqipëri, ku deklaroi se janë të rëndësishme për çdo vend kandidat, por edhe për shtetet anëtare.
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1.4 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Qeveria e Shqipërisë, në janar të vitit 2025, miratoi kërkesën e Jared Kushner për zhvillimin e ishullit të pabanuar të Sazanit, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik./ZËRI