Politikë

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet AGJENDA e takimit

Sipas axhendës, takimi do të nisi në orën 09:30 dhe fjalën hapëse so ta ketë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilancë mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksinimin e institucionit, si dhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit.

M.K.
Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet
edi rama-agjenda

TIRANË- Axhenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar është bërë publike. Takimi, që do të zhvillohet të premten në Pallatin e Brigadave, parashikon raportime nga drejtuesit kryesorë të mazhorancës dhe do të përmbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas agjendës, mbledhja do të nisë në orën 09:30. I pari që do të raportojë do të jetë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të ndalet te bilanci i punës së institucionit, duke u ndalur te përdorimi i teknologjisë në funksionimin e Parlamentit, si dhe projektet për godinën e re të Kuvendit.

Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të prezantojë analizën e punës së deputetëve gjatë sesionit parlamentar. Në fund të takimit pritet fjala e kryeministrit Rama, i cili do t’u drejtohet deputetëve socialistë dhe kabinetit qeveritar.

Kjo mbledhje zhvillohet rreth një muaj pas takimit të fundit të zgjeruar të socialistëve, ku u analizua puna e qeverisë dhe u përcaktuan prioritetet për vijimin e reformave.

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet
agjenda

Axhenda:
Hapja e mbledhjes ora 09:30
Niko Peleshi do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit
Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar
Kryeministri Rama - fjalën përmbyllëse

Poll

MOS HUMB