Politikë

"Punët e Shqipërisë", Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS (VIDEO)

Sipas burimeve, në qendër të diskutimeve do të jetë organizimi i aktiviteteve për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, që shënohet më 12 qershor.

zh.ll
"Punët e Shqipërisë", Rama mbledh drejtuesit
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja e cila zgjati rreth 40 minuta, raportohet se në fokus kishte organizimin e brendshëm të kësaj partie. 

Në qendër të diskutimeve ishte dhe një bilanc i ecurisë së turit të nisur nga PS, “Punët e Shqipërisë”. Turi që pritet të zgjasë deri në datën 12 qershor, ka qenë i fokusuar tek punët që janë bërë për Shqipërinë, duke përfshirë: rritja e pagave dhe pensioneve, procesi i anëtarësimit në BE, etj. 

Takimi i Ramës në selinë rozë, vjen në kohë kur kjo forcë politike po përgatitet për zgjedhjet e brendshme që do të zhvillohen gjatë muajve të verës. Në këto zgjedhje pritet të zgjidhen  drejtuesit e forumeve kryesore të kësaj force politike, si dhe krerët e degëve në të gjithë vendin.

Poll

MOS HUMB