Politikë

Mbledhja e Kryesisë, Blendi Klosi: Zgjedhje në parti, forcojmë strukturat! Asambleja e PS në 21 Mars (VIDEO)

Sekretari i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh se ky takim u zhvillua në kuadër të procesit zgjedhor dhe organizimit të strukturave të partisë.

I.F
Mbledhja e Kryesisë, Blendi Klosi: Zgjedhje në parti, forcojmë
foto ilustrim: Blendi Klosi-selia roze

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëgjesin e kësaj të mërkure kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh se ky takim u zhvillua në kuadër të procesit zgjedhor dhe organizimit të strukturave të partisë. Po ashtu, njoftoi se më datë 21 mars do të mbahet Asambleja e PS-së dhe se “procesi mund të kurorëzohet më 12 qershor”. Klosi tha se strukturat e PS do të shtrihen edhe në diasporë, kryesisht në vendet ku kishin numrat më të mëdha të votave.

“Do të fillojmë me një proces zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të PS, dhe kjo do të fillojë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave, që tashmë është bërë cdo dy vitshëm në PS dhe është proces i riforcimit të të gjithë strukturës së PS. Proces që do të përfshijë të gjithë forumet dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Brenda datës 21 do të kemi diskutime në përfshirjen e të gjithë anëtarëve të asamblesë të PS, që do t’i hapë rrugën zgjedhjeve të reja dhe anëtarësimeve të reja të PS. Në 12 qershor, bëhet 35 vjetori i PS dhe i gjithë procesi do të kurorëzohet në këtë datë me një rivlerësim. Do të ketë vendimmarrje edhe sa i përket shtrirjes së strukturave lokale të PS, edhe në degët tona në diasporë, kryesisht në vendet ku kishin numrat më të mëdha të votave. Kësaj vote në diasporë do t’i përgjigjemi me një organizim strukturor, krijimit të strukturave tona.”, u shpreh Klosi.

“Kjo parti e ka shprehur qartazi qëndrimin, në asnjë rast nuk kemi asnjë diskutim sa i përket organeve të drejtësisë së re. Kemi ardhur në pushtet në 2013 me premtimin e reformës në drejtësi, vazhdojmë të mbështesim, ta jetësojmë dhe qëndrojmë të baraslarguar nga drejtësia sa i përket vendimmarrjeve të saj. Ne i qëndrojmë 100% parimit, nuk përfshihemi në asnjë proces hetimor, të tjerat janë raporte që i takojnë Kuvendit, në asnjë rast s’do kemi pengim të hetimi, koment për hetimin”, tha Klosi./ZËRI

Poll

MOS HUMB