Politikë

Rama ironizon Bashën: Luli nuk po fle më, është zgjuar... bën edhe xhiro me makinë

Po ashtu, i është përgjigjur edhe një pyetje se përse sulmon opozitën me terma si "kënetë" dhe "buf".

k.m.
Rama ironizon Bashën: Luli nuk po fle më, është zgjuar...
Edi Rama

TIRANË- Edhe gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët, kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë pa e përmendur opozitën. Fillimisht, ka shkëmbyer sërish disa batuta lidhur me "video-replikat" që ka me ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Këtë të fundit e falenderoi se e kishte prezantuar me reperin Unikattil.

Edi Rama: Luli nuk po fle më, Luli është zgjuar, është aktiv tani dhe nuk po fle, bën xhiro me makinë dhe këndon. I kam thënë të marrë e ndonjë pasagjer, mos të rrotullohet vetëm. kur ta shihni bëjini autostop se është djalë i mirë. Më ka prezantuar tani edhe me Unikkatilin. Lëreni Lulin se nuk ka faj, mos e ngacmoni, s’ka faj se bufi po ia ha demokratët rrugëve.

Po ashtu, i është përgjigjur edhe një pyetje se përse sulmon opozitën me terma si "kënetë" dhe "buf". Kreu i qeverisë shprehet se asnjëherë nuk ka bërë akuza ndaj kundërshtarëve dhe as nuk është marrë me familjet e tyre.

“Çfarë do të thotë mos e bullizo kundërshtarin? Unë nuk iu them kriminelë, hajdutë, vrasës, banditë, kapobandë, narkomanë. Këto janë përtej bullizimi, janë skandale, me kanun, ligj e zakon. Unë nuk hyj te familja e kundërshtarit. Kur shoh një buf kënete e ndaj me ju. Kjo është një mënyrë e sintetizuar për të përmbledhur esencën. Program? Posi, ne kemi program. Unë si përgjigjem PD, nuk di ku është PD. Unë flas për kënetën. Aleanca për madhështore. Jam shumë i prekur që Kujtim Gjuzi, që posedon të vetmen gjë madhështore në atë aleancë, mustaqet e tij, është lënë mënjanë dhe jam ndjerë keq që kam parë Selami Jenishehrin që ka denoncuar koalicionin me fjalët më të rënda dhe është shkëputur prej tij. Si të mos i përmendim se me këta po garojnë. I japin qepur Shqipërisë që nga 1912, ndryshojnë vetëm fytyrën, emrin dhe temat por është e njëjta kënetë, e njëta specie që e përndjek Shqipërinë dhe me të cilën do të mbyllet filmi në momentin që do të hyjmë në BE,”- tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB