
TIRANË- Partia Socialiste u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Në orën 15:00 kur pjesëmarrje në zgjedhje ishte 33.64%, zëdhënësja e selisë rozë, Silda Cepe kërkoi që shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Cepe u bëri thirrje qytetarëve të vendosin për Shqipërinë, për veten, për familjet dhe për fëmijët.
Deklarata:
Të dashur qytetarë! Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët. Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj.