
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në rubikën 'Sy më sy', ka premtuar se paga minimale në muajin qershor, me vendim qeverie, do ta bëjë 500 euro. Rama ka njoftuar se në fuqi do të hyjë në muajin janar të vitit 2026.
Edi Rama: Ca të të them ty, të them që kur ne morëm detyrën pagën mesatare në sektorin publik e kishim 372 euro, sot në 2024 e mbyllëm me 1 mijë euro pagën mesatare. Kemi bërë një rritje shumë të lartë, po të them që pagën mesatare të përgjithshme e kishim 322 euro dhe sot e kemi 830 euro e përgjithshmja. Po pagën minimale. E kishim 157 euro, e kemi 400 euro. Dhe në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do futet në efekt nga janari 2026. Shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale sot.