
GJIROKASTËR-Po mbahet sot procesi i Primareve në Partinë Demokratike. Procesi ka nisur në Qarkun Gjirokastër, ku janë 9 kandidatë në garë.
1.Anila Cacaj – Gjirokastër
2.Mariklent Dervishi – Memaliaj
3.Bajram Hysa – Përmet
4.Zenjel Kola – Memaliaj
5.Alma Kore – Gjirokastër
6.Xhafer Meca – Tepelenë
7.Armando Rabaj – Gjirokastër
8.Arben Ristani – Gjirokastër
9.Ndricim Seferi – Gjirokastër
Nga i gjithë qarku pritet të votojnë rreth 2000 anëtarë.
Procesi ka nsiur edhe në Lushnje, ku në garë janë katër kandidatë:
1.Eduard Sharka
2.Saimir Korreshi
3.Gentian Çela
Devin Serjani
Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI