
TIRANË-Sot po zhvillohet gara e primareve në PD, përmes së cilës do të caktohen deputetët kandidatë të PD-së që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Kandidatët do të jenë në nivel qarku, ku do të votohet për secilin qark më vete.
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një njoftim lidhur me vende e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa ka publikuar fletën e votimit për qarkun e Tiranës.
Postimi i plotë
NJOFTIM ZYRTAR — PRIMARET E PARTISË DEMOKRATIKE – QARKU TIRANË
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike,
Nesër, më 1 Mars 2025, zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.
Ora: 08:00 – 18:00
Vendet e votimit:
Tirana 1 - Shkolla "Ali Demi"
Tirana 2 - Selia Qëndrore e PDSH
Tirana 3 - Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas
karburantit Ifuel
Tirana 4 - Selia e Degës, "Kompleksi Orion", Rr. “Faruk
Begolli”
Tirana 5 - Selia Degës, Kompleksi “Kika”
Tirana 6 - Selia e Degës, Kombinat
Tirana 7 - Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”,
Godina përballë "Hotel Mondial"
Tirana 8 - Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te
Selvia, Rruga e “Saraçëve”
Tirana 9 - Selia e Degës, Bulevardi i Ri
Tirana 10 - Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”
Tirana 11 - Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati
2
Tirana 12 - Zyra e Degës, Sauk
Tirana 13 - Zyra e Degës, Yrshek
Tirana 14 - Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt
Tirana 15 - Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë
Helmës
Tirana 16 - Selia Degës, zona e Astir
Kamëz - Selia e Degës, në qendër të Kamzës
Kavajë - Tek kinemaja, në qendër
Vorë - Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas
Rrogozhinë - Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja
Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.
Kandidatët: Në fletën e votimit do të gjeni të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.

Primaret në vetvete përmbajnë rregulla mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet që do të mbahet konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën./ZËRI