Politikë

Presidenti Begaj kthen ligjin për 'Inspektimet': Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri!

Ndër të tjera, për Begajn, ligji për "inspektimin" vetëm shkakton konfuzion, mbjell paqartësi dhe sjell pasiguri.

k.m.
Presidenti Begaj kthen ligjin për 'Inspektimet': Shkakton
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ia ka kthyer për rishqyrtim Kuvendit të Shqipërisë ligjin për “Inspektimin”. Në dekretin që mban datën 10 tetor 2024, Begaj teksa thekson në argumentimin e tij se ndryshimi i 68 neneve të ligjit nuk i është nënshtruar procedurës së rregullt që parashikon Rregullorja e Kuvendit. Ndër të tjera, për Begajn, ligji për "inspektimin" vetëm shkakton konfuzion, mbjell paqartësi dhe sjell pasiguri. Kështu që në këto kushte kërkon rishqyrtimin e ligjit në Kuvend, e më pas, të dërgohet sërish për dekretim në Presidencë. 

Presidenti Begaj kthen ligjin për 'Inspektimet': Shkakton

KTHIMIN E LIGJIT NR. 99/2024, “PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, D E K R E T O J: Kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Ndryshimet në këtë ligj u hartuan me përfshirjen e të gjitha dhomave të biznesit që operojnë në Shqipëri përfshi ato te huaja, ekspertizës se OECD. Gjatë diskutimeve në Kuvend, Klotilda Bushka, kryetare e komisionit të ligjeve i konsideroi ndryshimet si të rëndësishme e hapur një kapitull të ri për inspektimet. Ligji i propozuar nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u miratua pasmesnate me 74 vota pro në Kuvend.

Në fjalën e saj në Kuvend, Ibrahimaj tha se ligji do të sillte ndryshime thelbësore në reformimin e procesit e inspektimit për të lehtësuar e barrën e biznesit dhe garantuar produkte të sigurta, mjedis më të pastër dhe kushte pune më të mira për të gjithë. Ibrahimaj thekson se ligji ka në thelb të tij konsolidimin e inspektorateve për të shmangur mbivendosjen e funksioneve dhe për të përmirësuar përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore. Ligji përfshin gjithashtu garantimin e një procesi të pavarur ankimimi, duke larguar shqyrtimin e ankesave nga inspektoratet përkatëse dhe vendosur pranë Inspektoratit Qendror. Komisioni i Shqyrtimit të Ankimit do të ketë një përbërje shumëpalëshe, duke përfshirë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit. Po ashtu, do të krijohet Bordi i Inspektimeve, një organ kolegjial që do të koordinojë dhe harmonizojë politikat dhe standardet e inspektimeve në nivel kombëtar, duke garantuar një sistem më efikas dhe transparent inspektimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB