
TIRANË-Kryeministri Edi Rama edhe këtë të enjte u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve që i kanë ardhur në rubrikën 'Sy më sy.' Rama fillimisht ka njoftuar se në kuadër të hapjes së të fushatës zgjedhore do të zhvillojë një cikël takimesh. Kreu i qeverisë u shpreh besimplotë për fitore, ku tha se qytetarët e kanë mundësinë më 11 maj të distancohen nga ata, ndërsa tha se nuk ka forcë politike që i bën gjërat më mirë se PS.
Edi Rama: Ne punojmë ditë natë, jemi me njerëzit, komunikojmë. Nuk është këtu populli, sa veta po na ndjekin liveLavdi zotit vinin shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që mbanin të gjallë turizmit, se të huajt numëroheshin me gishtat e dorës dhe flisnin keq për Shqipërinë për llumin që ishte ktu. Kjo zero zero zero, në fakt është zero shanset që ka këneta që të bindi shumicën që nuk është kënetë. Prandaj vetëm humb, humb, humb. Unë e kuptoj se pse ata që janë në krye të punëve të kënetës, pse bufi i kënetës meritojnë të humbin. Pse meriton ti të humbësh, të rrish ti atje dhe të bëhesh qesharak. Pse një shqiptarë i zakonshëm duhet të rrijë në një pozitë qesharake dhe të mbyllë sytë dhe të mos shikojë gjërat që duken. Nuk po them që të mos qesharak, të biesh dakord me mua. Por faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat më mirë, por kush është këtu që mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat lloje zotimesh, të njëjtën gjuhë, të njëjtat metode, mllef e mllef. Nuk ka. E ke mundësinë të mos bëhesh qesharak.
Sa i përket komenteve Rama iu përgjigj pyetjes së një prej qytetarëve lidhur me ardhjen e Chris LaCivita në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike ditën e nesërme.
Edi Rama: Diell pas kodre kam parë dhe dëgjuar, por këtë se kisha dëgjuar, mbase ke dashur të thuash pas bregut, por nejse, të marrsha të keqen, s’po bëj asnjë koment, ja erdhën zgjedhjet dhe do ta shohësh kush do zbresë e kush do bjerë.
Rama u ndal edhe te një koment i një mbështetësi demokrat, duke i thënë ndër të tjera që është më mirë të rrijë në shtëpi sesa të votojë ‘bufin e kënetës’.
Edi Rama: Pse si, ngaqë ky vend po vdes për bukë, është zero, narkoshtet. Si mund t’i hani këto idiotësira. Ore mos votoni kurrë për mua e PS, por si mund të shkoni pas një të urituri që i fiket llampa tre herë në dit tanimë se edhe mosha bën të veten. Që i ka sjellë këtij vendi halle, rrëmuja e turbullira. Se kuptoj se çfarë kërkoni? Doni më mirë e më shumë është normal. Rrini në shtëpi por të dalësh e të hedhësh votën në kënetë uaa. Do të fitosh 77 deputetë? Nuk e dimë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin më 11 Maj. I keni parë çdo natë celulat e PS.
Një prej komentuesve i tha se në 11 maj “Noc Rrokun do marrësh…”, ku Rama iu përgjigj se dhe 30 ditë ndajnë nga zgjedhjet për të parë rezultatin.
Edi Rama: Ua kam thënë mos e cysni Nocin se sa më shumë e cysni aq më shumë do t’u dhëmbë 11 maji. Mos e cysni se do dilni shumë të trishtuar nga 11 maji, lëreni procesin të bëjë të vetën.
Partia Socialiste do të çelë fushatën elektorale më 12 prill. PS ka vendosur që të mos mbajë një miting të madh hapës në Tiranë, por do të zhvillohen 12 evente në çdo qark të Shqipërisë paralelisht, ku fokusi do të jetë gruaja./ZËRI