Politikë

'Politika është për të shërbyer, jo për tu pasuruar'/ Arrestimi i Jurgis Çyrbjas, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

Për Krashin, arrestimi i Çrybjas është "pozitiv" pasi tregon se reforma në drejtësi po jep rezultate.

k.m.
'Politika është për të shërbyer, jo për tu
Foto ilustruese

TIRANË- Pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka ardhur reagimi i parë nga selia rozë. Komentin e parë për arrestimin e kolegut të tij e ka bërë deputeti socialist Lavdrim Krashi, i ftuar në emisionin “7pa5”. Për Krashin, arrestimi i Çyrbjas është "pozitiv" pasi tregon se reforma në drejtësi po jep rezultate. Por po ashtu, ka shtuar, se deri në një vendim të formës së prerë, kolegu i tij ka të drejtën që të prezumohet i pafajshëm.

"Në Shqipëri ka ekzistuar kultura e mosndëshkimit ndaj njerëzve të cilët kanë pasur lidhje dhe aq më tepër ata që kanë pasur pushtet. Për mua duhet që të gjitha partitë politike të bëjnë përpjekjet maksimale që të kenë përfaqësues, njerez me integritet..politika nuk është për tu pasuruar, politika është për të shërbyer, ky është roli i politikës. Në vendin tonë është keqkuptuar. Shqipëria ka nevojë për shumë rregullime ligjore, por rregullimi kryesor ligjor është që të zbatojmë ligjin që kemi., pra një ligj që të zbatojmë ligjet që kemi. Ne kemi ligjin për financimin e partive politike, mund të mos jetë perfekt…e shikoni çfarë po ndodh në fushatën elektorale në SHBA, çdo para deklarohet. Në Shqipëri nuk kam evidencë të them që nuk deklarohet, por… Akuza ndaj Çyrbjas nuk do të thotë fajësi. Mund të thuhet gjithçka, por do të vërtetohet përmes procedurave ligjore. Jemi në kushtet kur Çyrbja ëhstë i pafajshëm derisa provohet si i tillë,"-tha në fjalën e tij Krashi.

Me urdhër të SPAK është arrestuar mbrëmjen e djeshme, 20 tetor, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin javën e kaluar, një ditë pasi u thirr nga prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB