TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Drmoktatike për ndalimin e bonusit të pranverës për pensionistët. Sipas opozitës, vendimi i kryeministrit Edi Rama ndikon në zgjedhjet dhe bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.Mazhoranca mohoi pretendimet e Partisë Demokratike, duke thënë se vendimi është marrë disa muaj më parë, jo për fushatë elektorale.
“E miratuam para 4 muajsh”, ishte reagimi i Partisë Socialiste.
Edhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ndau të njëjtin mendim me mazhorancën, duke e rrëzuar kërkesën e opozitës.
“Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, u shpreh ai.
Opozita denoncoi në KQZ, vendimin e kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen e bonusit të pranverës për pensionistët, në kundërshtim të hapur të Kodit Zgjedhor. Në dokumentin e PD, thuhet se vendimi i qeverisë dhe kryeminsitrit Rama është i patolerusheshëm, një vendim elektoral që bie ndesh me Kodin Zgjedhor. Opozita dyshon se qëllimi i VKM dhe shpërndarjes së bonueseve para fushatës zgjedhore, bëhet për qëllime politike dhe lidhet me zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.PD kërkon nga KQZ nisjen e një hetimi administrativ dhe marrjen e masave administrative sipas legjislacionit në fuqi.
Sa i përket bonusit të pranverës, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë përfituan 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë morën 5,000 lekë. Bonusi u nda për 730,430 pensionistë më 5 mars të këtij viti./ZËRI