
TIRANË- Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë, ka dalë sërish në gjyq në kuadër të dosjes "Plumbi i artë". Edhe në seancën e sotme ai ka dhënë dëshmitë e tij, kësaj here duke iu përgjigjur ka folur në seancën e kësaj të martë në GJKKO, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të avokatit të Henrik Hoxhajt, Gentian Rumano.
Dumani ka treguar edhe njëherë një tjetër episod me efektivin e ndjerë të Policisë së Shtetit, Dritan Lame, duke pretenduar se e kishte kërcënuar.
“Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu,”- ka treguar Dumani.
PJESË NGA DËSHMIA:
Gentian Rumano, avokati i Henrik Hoxhajt: Si e ke njohur Henrik Hoxhaj?
Dumani: Unë e kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fushë Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm pimë kërcyem ndërsa Henriku ishte në gjumë pjesën dërrmuese të kohës sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht. Unë e njihja si drogaxhi dhe pijanec.
Avokati: E keni parë me përpara këtij momenti?
Dumani: E kam pare një herë tek lokali i Festim Qolit, ky ishte në kërkim për vrasje ndërkohë. Unë kam vajtur aty sepse me thanë që ka një sherr dhe kam vajtur aty, por nuk e dija që ishte ai Henriku. Unë kam qenë në burg herën e parë dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që më ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se të dilja unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli.
Avokati: Cili ka qenë shkaku që polici Dritan Lame ju ka rrahur?
*Në këtë moment SPAK kundërshton pyetjen dhe gjykata pranon qëndrimin e SPAK
Avokati: Ju keni thënë që kur qëndronit me Henrikun për ngjarjet kur keni marrë pjesë?
Dumani: Po i kemi treguar njeri-tjetrit.
Avokati: Konkretisht për cilat ngjarje?
Dumani: Për dy vjet që kam ndenjur unë me Henrikun, i bie të rrime këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam treguar ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin.
Avokati: Nuk mu përgjigjet për pyetjen, i keni treguar Henrikut edhe ngjarje të tjera?
Dumani: Kjo më kujtohet, por kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë për të folur për ngjarje të shkuara se kishim shumë ngjarje nëpër duar.
Avokati: A keni marrë porosi nga ndonjë person, që ke dashur ta kryesh por nuk e ke realizuar dot?
Dumani: Porositë i merrja kur bëhej pagesa ose gjysma e pagesës.
Avokati: Ju kujtohet ti keni kërkuar Henrikut, që doni te kryeni një ngjarje dhe nuk e keni realizuar?
Dumani: Unë e quaj tentativë kur kam marrë pagesën, por muhabete kot pa lidhje kemi berë ne.
Avokati: I keni deklaruar në gjykatë të gjitha ngjarjet?
Dumani: Këto që kam deklaruar këtu i keni dëgjuar, i kam deklaruar në vend tjetër.
Avokati: A kanë qenë edhe persona të tjerë?
Dumani: Ka qenë edhe Festim Qoli, kur ne kemi berë biseda, kemi qenë tek shtëpia ime, më vonë edhe në një drekë në Peqin, unë Skredi Tase dhe Henrik Hoxhaj.
Avokati: Si je njohur me Erjon Alibejn?
Dumani: E kam takuar dhe njohur nëpërmjet, Eljo Bitrit dhe me hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Eljo Bitri, më tha qe dyshonin se isha unë i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, e dhjetorit 2018. Pas disa ditësh kam takuar kushëririn e Elio Bitrit, ai dinte shumë gjera dhe unë ju kam sqaruar që nuk kam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun aty ishte dhe Erjon Alibejn por unë kisha përshtypjen se ishte më i madh në moshë, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që nuk kam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit./ZËRI