TIRANË- Pas një procesi të gjatë të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, KQZ do të angazhohet për përgatitjet dhe administrimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 Nëntorit, në 6 bashki të vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë. Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme.
Ndërkohë, partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje duhet të dorëzojnë kërkesën për regjistrim deri në datën 11 tetor, si afat i fundit. Koalicinonet kanë afat deri më datë 16 tetor, ndërsa për kandidatët, afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e kandidimit është propozuar data 19 tetor.
Propozimi i KQZ për Komisionin Rregullator:
1.Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar bashkie në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, fillon më datë 1.11.2025.
2.Zyra e Gjendjes Civile në këto bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6.10.2025.
3.Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 11.10.2025.
4.Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025.
5.Dokumentet e kandidimi*t paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, *jo më vonë se data 19.10.2025.
Ndërkohë, mbetet për t'u parë nëse edhe në këto zgjedhje do të zhvillohet votimi dhe numërimi elektronik. Për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik u zhvillua në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në Njësinë 10 në Bashkinë Tiranë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, votimi dhe numërimi elekronikisht u krye në 3 bashki Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Në zgjedhjet e fundit, të 11 Majit të këtij viti, qytetarët e Bashkisë Vorë dhe ata të Njësisë 10 të kryeqytetit votën që e hodhën në makinate elektronike, u numërua përmes pajisjeve të teknologjisë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shpalli dje zgjedhjet në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. e firmë të kreut të shtetit zgjedhjet e pjesshme vendor do të mbahen më 9 nëntor. Bëhet fjalë për zgjedhjet në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik./ZËRI