Politikë

Panairi i Punës në Greqi/ Rama: Qeveria jonë ka mision të udhëheqë Shqipërinë në BE!

Kryeministri shtoi se qeveria ka vetëm një mision dhe është Shqipëria në Bashkimin Evropian.

I.F
Panairi i Punës në Greqi/ Rama: Qeveria jonë ka mision të
Edi Rama

ATHINË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në panairin e punës në Greqi, u shpreh se për herë të parë që nga pavarësia e vendin tonë, qeveria ka dorëzuar “shpatën e drejtësisë”. Rama tha se qeveria e Partisë Socialiste do të vijojë të mbrojë pavarësinë e sistemit gjyqësor. Kryeministri shtoi se qeveria ka vetëm një mision dhe është Shqipëria në Bashkimin Evropian.

"Për atë për të cilën ata thonë, që unë dhe ne duhet të ulim kokën, pikërisht për atë duhet dhe jam kryelartë. Ata që janë të lidhur me pushtetin politik nuk janë të paprekshëm. Një pushtet, ky i ynë, dorëzoi shpatën e ndëshkimit tek një pushtet tjetër. E morën detyrën jo të rrimë të ngrohim vezë, por ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Në vetëdijen të plotë, kemi dorëzuar shpatën tek pushteti i drejtësie dhe kemi vënë në dispozicion organizmin tonë. Vetëm kështu mund të luftojmë korrupsionin seriozisht dhe mund të bëhemi të barabartë me të gjitha ata që na shohin nga distanca dhe që janë në tryezën e BE. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Ne jemi të vendosur të mos e prekim pavarësinë e drejtësisë.  Në jemi të vendosur t’i durojmë të gjithë dhimbjet e padrejta. Qeveria jonë ka një mision: të udhëheqë Shqipërinë. Puna jonë nuk është si gjithë punët e tjera, puna jonë është një mision. Me një gjë nuk negociohet; Japim respekt, duam respekt, ndryshe me ne nuk mund të shkohet më tutje. Këtë e kemi siguruar dhe për ta kthyer në një marrëdhënie të përgjithhershme, na duhet flamuri atje dhe duhet t’ia vëmë vulën kësaj historie me marrjen e statusit anëtar të BE. Të ulemi krah për krah me Greqinë si dy vende të barabarta jo vetëm me zakon por edhe me ligj, jo vetëm me emocion por edhe me vulë. Si ne edhe Greqia të jemi bashkë tek yjet e flamurit të BE-së, ku është momenti historik", tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB