Politikë

Pallati te kompleksi 'Arlis' 'u përpi' nga zjarri, Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Rama shprehet se banorët nuk mund të lihen vetëm, pasi taksapaguesit nuk mund të paguajnë për një humbje që duhet të mbulohet nga sigurimi.

F.I
Pallati te kompleksi 'Arlis' 'u përpi' nga zjarri,
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me zjarrin e rënë një ditë më parë në një pallat në Tiranë, duke sqaruar masat që do të merren për familjet e dëmtuara. Rama shprehet se banorët nuk mund të lihen vetëm, pasi taksapaguesit nuk mund të paguajnë për një humbje që duhet të mbulohet nga sigurimi.

Edi Rama: Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet – rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara.

Poll

MOS HUMB