Politikë

Numërohen mbi 38 mijë zarfe/ Rinis procesi për votat e diasporës, PS në avantazh me mbi 10 mijë vota ndaj PD

F.I
Numërohen mbi 38 mijë zarfe/ Rinis procesi për votat e
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ka rinisur tashmë numërimi i votave të diasporës. Sipas rezultateve të deritanishme kryeson Partia Socialiste me 21305 vota, ose 55.30 %, me një diferencë prej mbi 10 mijë votash nga Partia Demokratike.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike me 10951 vota. PD ndiqet nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3161 vota, ose 8.20 %.

Rezultatet për partitë e tjera:

Partia Mundësia me 3.06%,

Lëvizja Bashkë me mbi 2%,

Partia Socialdemokrate me 0.95 %,

Partia Koalicioni Euroatlantik me 0.65%,

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.61 %,

Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 0.25%, Lëvizja Atdheu 0.15 %, 

Partia Aleanca Demokracia e Re 0.13%. 

Procesi i numërimit u ndërpre pak pas orës 01:00, për të rinisur në orën 08:30 të mëngjesit, kjo për shkak të lodhjes dhe kohës për pushim të komisionerëve e numëruesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB