Politikë

Mbyllet numërimi në Berat/ PS kryeson, ruan 5 mandate, PD siguron vetëm 2

Partia Demokratike është renditur i dyti me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate.

F.I
Mbyllet numërimi në Berat/ PS kryeson, ruan 5 mandate, PD siguron
FOTO ILUSTRUESE

BERAT-Ka përfunduar numërimi në të gjitha 275 qendrat e votimit në Berat. Fituese është shpallur Partia Socialiste, e cila ka siguruar 5 mandate. PS mori 38,860 vota ose 58.1%, duke shënuar një rritje prej 2.2% nga rezultati i vitit 2021 kur kishte marrë 56%. 

Partia Demokratike është renditur i dyti me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ka siguruar vendin e tretë me 4,831 vota ose 7.2%, ndërsa partitë e tjera nuk kanë marrë asnjë deputet në këtë Qark.

Rezultati për partitë e tjera në Berat:

Partia Mundësia: 1,449 vota (2.2%)

Partia Socialdemokrate: 254 vota (0.4%)

Lëvizja Bashkë: 763 vota (1.1%)

Partia Koalicioni Euroatlantik: 419 vota (0.6%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 46 vota (0.1%)

Partia Aleanca Demokracia e Re: 66 vota (0.1%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 138 vota (0.2%)

Lëvizja Atdheu: 124 vota (0.2%)

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB