Politikë

EMRAT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, 3 zëvendësministra shkarkohen nga detyra

Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të martë, mëoshet se tre zëvendësministra janë liruar nga detyra dhe posti që mbanin në ministritë përkatëse. 

zh.ll

EMRAT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, 3 zëvendësministra

TIRANË-Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime të reja në kabinetin qeveritar në mbledhjen e fundit. Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të martë, mëoshet se tre zëvendësministra janë liruar nga detyra dhe posti që mbanin në ministritë përkatëse. 

Konkretisht, Ilva Gjuzi që mbante postin e zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit është liruar nga detyra. Po ashtu edhe Ceno Klosi zëvendës ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 shtator 2025:

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA
***
V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Poll

MOS HUMB