TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e dy zëvendësministrave të rinj, përkatësisht në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Anila Rexha është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Kevin Bufi do të mbajë të njëjtën detyrë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Vendimet janë miratuar këtë të mërkurë dhe parashikojnë hyrjen e tyre në fuqi menjëherë, me botimin në Fletoren Zyrtare.
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Anila Rexha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ndërkohë Kevin Bufi është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ZËRI