Politikë

"Disa nuk janë dakord, por..."/ Rama pret të riun në Kryeministri: Kjo është demokracia, me paqe dhe jo gurë e zjarr

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar videon e takimit, ku shihet duke e pritur të riun në zyrën e tij.

zh.ll
"Disa nuk janë dakord, por..."/ Rama pret të riun në
takimi mes te riu dhe kryeministrit edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me një të ri në Kryeministri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar videon e takimit, ku shihet duke e pritur të riun në zyrën e tij. Në nisje të videos shfaqet mesazhi i të riut, i cili i kishte kërkuar një takim kreut të qeverisë.

"Përshëndetje zot Kryeministër Edi Rama. Jam një djalë 27 vjeç nga Shqipëria, person me aftësi të kufizuara dhe përdor karrocë me rrota. Kam  një dëshirë shumë të madhe nga zemra që një ditë të kem mundësinë t’ju takoj personalisht. Nuk ju shkruaj për ndonjë interes apo për të kërkuar diçka por thjesht do të ishte një kënaqësi dhe emocion i veccantë për mua të takoja kryeministrin e vendit tim. Ndonjëherë , një takim i shkurtër mund të ketë shumë kuptim për një njeri dhe për mua do të ishte një moment që do ta mbaja mend gjatë gjithë jetës. Do të kisha shumë dëshirë t’ju takoja tju përshëndesja nga afër dhe nëse do të ishte e mundur të bënim dhe një fotografi së bashku si kujtim nga ky takim. E di që keni shumë angazhime dhe përgjegjësi por shpresoj ta gjeni mundësinë për të më dhënë disa minuta nga koha juaj. Nuk kërkoj asgjë më shumë” thuhej në mesazhin e tij. 

“Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur”, shkruan Rama krahas videos.

Në vijim të videos, mund të dëgjohet biseda mes kryeministrit dhe të riut, teksa ky i fundit shprehet se ndoshta shumica nuk janë dakord për këtë takim. Nga ana tjetër, Rama i përgjigjet se kjo është demokracia, duke theksuar se e rëndësishme është të zhvillohet me buzëqeshje dhe pa gurë e zjarr.

Pjesë nga biseda:

Rama: Një njeri që do të më takojë për qejf.

I riu: Disa nuk janë dakord, por…

Rama: Demokraci është kjo. Mjafton që të jetë me paqe dhe me buzëqeshje, jo me gurë dhe zjarr. Do jemi në kontakt bashkë.

Prej dy ditësh, kryeministri Rama ka vendosur karrige para Kryeministrisë me mbishkrimin "dialog", duke ftuar studentët dhe protestuesit të ulen për të biseduar. Nga ana tjetër, protestuesit vijojnë ta refuzojnë ftesën e tij, të cilët kanë shprehur se nuk duan dialog, por dorëheqjen e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB