Politikë

Kryemadhi në SPAK, ankimon vendimin për sekuestrimin e 2 vilave: Tani jam ndihmës avokate

Kryemadhi, teksa futet në ambientet e SPAK ka një dosje në duar, që dyshohet të jenë dokumentet e çështjes së saj.

I.F
Kryemadhi në SPAK, ankimon vendimin për sekuestrimin e 2 vilave: Tani
Monika Kryemadhi në SPAK

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të Gjykatës. Ndaj Kryemadhit është caktuar nga Gjykata e Posaçme masa “detyrim paraqitje” të hënën e parë të çdo muaji. Kryemadhi pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, tha se ka ankimuar vendimin e sekuestrimit të dy vilave tek Kodra e Diellit.

E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi tha se nuk do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga Ilir Meta, i cili ndodhet në burg, pasi sipas saj nuk merrem më me politikë.

"Do të bëj rekurs në Gjykatën e Lartë kur të zbardhet vendimi i Apelit. Nuk do të marr pjesë në protestën e 6 dhjetorit pasi nuk merrem më me politikë,"-tha Kryemadhi.

"Ankimova vendimin për sekuestro e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja ime bashkë. Me të thënë të drejtën ka një procedurë shumë qesharake dhe mund të themë se edhe metodologjia që është ndjekur ka qenë, jo pa qëllim 10 polica tek dera e shtëpia që ditën kur ne kishim gjyqin e Apelit për të dorëzuar vendimin e gjyqit, 5 minuta para se të hynim. Megjithatë unë i kam ndjekur, pavarësisht se Prokuroria ka ndjekur trike të cilat nuk e di nëse janë të ligjshme që nuk e kanë regjistruar si procedurë penale në regjistër, por edhe kur është marrë në pyetje ka qenë pa avokat që normalisht për moshën duhet të kishte avokatin e saj, pavarësisht se nuk ka pasur asgjë për të fshehur. Por në momentin kur është kontrolluar banesa si mund të marrësh ti një person në dijeni pa avokat, pra ka një sërë shkeljesh. Nuk kemi shpresë nga gjykata e Apelit. Shikojmë presion haptazi nga SPAK ndaj gjyqtarëve të Apelit. Do e cojmë në Strasburg. Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ’90", tha Kryemadhi. 

Si Kryemadhi, ashtu edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta; të dy, kanë të njëjtat akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, prej thuajse një muaji qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut "313" në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB