
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha do të rikthehet në Kuvend, në seancën e ardhshme plenare pas 11 muajsh mungesë. Pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Berisha do të vijojë të jetë i pranishëm në Kuvend dhe këtë herë do të vijë me risi.
Ai ka kërkuar që Partia Demokratike të shtojë dy amendamente për buxhetin. Sipas Top Channel, Berisha ka propozuar:
Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë
Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve
Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në Kuvend me rikthimin e Berishës në sallë.