Politikë

Monika Kryemadhi kritike me aksionin e opozitës: Ne dalim bëjmë "roza-rozina"

Në një konferencë për mediat, Kryemadhi kërkoi që opozita të dilte në rrugë dhe të mos largohej.

k.m.
Monika Kryemadhi kritike me aksionin e opozitës: Ne dalim bëjmë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi kritikoi aksionin e opozitës së bashkuar dhe mosbindjes civile. Në një konferencë për mediat, Kryemadhi kërkoi që opozita të dilte në rrugë dhe të mos largohej nga aty pa marrë atë që kërkonte...ndryshe paralajmëroi se shumë shpejt do të jetë radha e tyre.

“Ne kemi dy rrugë; o të dalim në rrugë dhe të mos ikim më nga rruga, jo të dalim dhe të bëjmë roza-rozina. Ose rrimë në shtëpi dhe presim radhën. Këto dy rrugë janë. Nëse opozita nuk bashkohet në një, çdo njeri tjetër i bashkohet autokracisë. Jemi njësoj si Rusia, si Turqia”, u shpreh ajo.

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB