Politikë

Miratohet 10 projektligje në Kuvend, mes tyre “Paketa e Maleve” dhe “Legalizimi i Kanabisit”

Ndërsa ditën e sotme kaluan për votim edhe 10 projektligje të tjera.

I.F
Miratohet 10 projektligje në Kuvend, mes tyre “Paketa e Maleve”
Kuvendi

TIRANË- Sot u zhvillua seanca plenare në Kuvend, ku pjesë e diskutimeve në rend ishin disa çështje të rëndësishme, si projektligji i “Paketës së Maleve”, hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Tiranë, "Smart City" dhe "Legalizimi i Kanabisit". Në këtë seancë munguan disa nga deputetët e Partisë Demokratike si pasojë e përjashtimeve nga Listat e Kandidatëve për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. Ndërsa ditën e sotme kaluan për votim edhe 10 projektligje të tjera.

Kuvendi miratoi me 74 vota pro “marrëveshjen e huasë mes Bankës së Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian për lehtësinë e reformave dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, ku parashikohet ndihmë financiare 657 mln euro kredi dhe 264 euro grante me fokusin në 5 objektiva kryesore: rritjen e konkurrueshmërisë, kualifikimin e kapitalit njerëzor, konsolidimin e qëndrueshmërisë energjetike, transformimin digjital si dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Sipas projektligjit, mbështetja do të vijojë deri në vitin 2027, ndërsa shlyerja në vitin 2034 do të nisë shlyerja e kredisë nga Shqipërisë. Ndërsa koha për të shlyer të gjitha fondet e marra si kredi nga Bashkimi Evropian do të jetë deri në 40 vite.

Gjatë kësaj seance plenare u vu re edhe bashkimi i votës nga dy deputetët e opozitës me maxhorancën, Bujar Leskaj dhe Nusret Abdullës në disa prej projektligjeve dhe në atë për hapjen e zyrës së Parlamentit Evropian në Shqipëri për Bankën e Investimeve.

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së facilitetit mes Shqipërisë dhe BE-së" mori 73 vota pro, kurse ai për “Paketën e Maleve” mori përveç 73 votave pro të mazhorancës, edhe 1 kundër dhe 1 abstenim të deputetëve opozitarë në sallë.

Kultivimi i kanabisit mjekësor u miratua me 74 vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji për asistencën 73 vota pro dhe abstenimin e deputetit Leskaj.

Gjatë seancës, u miratua edhe shtyrja e afateve të Komisioneve të Posaçëm dhe të Dezinformimit të Fatmir Xhafajt dhe Erion Braçes me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri" mori 72 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim.

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin e projektit "Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit - Smart City" për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme mori 74 vota pro, 1 kundër e Bujar Leskajt dhe asnjë abstenim.

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për "Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor", kaloi me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar" mori 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Projektligjet e votuara në Parlament:

-Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për "Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor""

-Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut për mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar"

-Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri".

-Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin e projektit "Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit - Smart City".

-Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së facilitetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje"

-Projektligji "Për Paketën e Maleve"

-Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10416, datë 7.4.2011, "Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor".

-Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2016, "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga Bashkimi Evropian, në Republikën e Shqipërisë"".

-Zgjatja e afatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqipërinë 2030

-Zgjatja e afatit të Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin

Projektligji “Paketa e Maleve” u miratua pavarësisht kundërshtimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se ajo ndikonte në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se projektligji ndikon në sektorin financiar dhe tregtar dhe shkel Kodin Zgjedhor.

"Paketa e Maleve", i jep të drejtën të gjithë "investitorëve strategjikë" që të aplikojnë për të blerë prona shtetërore me tarifën simbolike 1 euro, me kushtin e vetëm që të vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar. Këshilli i Ministrave do të miratojë zonat me përparësi zhvillimi dhe më pas do të jetë Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, ajo që do të krijojë një strukturë të posaçme që të bëhet inventarizimi për çdo zonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB