Politikë

Sot Kuvend! Deputetët mblidhen për seancë, diskutohet “Paketa e maleve” dhe “Smart city”

Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t.

F.I
Sot Kuvend! Deputetët mblidhen për seancë, diskutohet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Mbahet sot në Kuvend seanca plenare e radhës. Deputetët do të votojë sot në seancë plenare projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Projektligji vjen në Kuvend pas rrëzimit nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Opozita është shprehur në parim kundër, me argumentin se është një ligj që parashikon garë të mbyllur, si dhe një procedurë komplet e re për pronën private, krahas procedurës që ka ligji aktual sektorial që merret me pronën.

Në seancë pritet të diskutohet edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare. Sot pritet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri.

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë më 24 janar 2025 dhe synon forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BEI-t e përshpejtimin e realizimit të objektivave që ka Shqipëria për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”./ZËRI

Poll

MOS HUMB