
TIRANË- Primaret e Partisë Demokratike mund të mos jenë i vetmi kusht për t'u futur në listën e sigurtë shumëemërore të kandidatëve për deputetë. Por është një tregues i punës dhe ndikimit që deputetët aktualë kanë në zonat e tyre. Ndaj ZËRI ka bërë një listë të plotë me emrat e të gjithë deputetëve opozitarë në sallë, duke i krahasuar me numrin e votave mbështetëse që kanë marrë gjatë fundjavës. Shumë prej deputetëve kanë treguar se gjatë 4 viteve e kanë kryer mirë detyrën e tyre si të zgjedhurit e popullit në sallën e Kuvendit, ndërsa të tjerë duket se i kanë zhgënjyer zgjedhësit e tyre. Ndaj disa prej tyre janë shumë larg edhe kuotave minimale brenda Partisë, për të mos llogaritur votat që do të marrin më 11 maj, ditën kur përballë do të kenë kundërshtarët.
Në Primare nuk morën pjesë aleatët, të cilët gjithsesi e kanë nga një vend të sigurtë.
ALEATËT: Agron Duka; Dashamir Shehi (nuk është më as aleat i PD), Fatmir Mediu, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi.
Pjesë e Primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të disa deputetëve që zgjodhën të mos merrnin pjesë. Po ashtu, nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha.
NUK MORËN PJESË: Emilja Koliqi, Petrit Doda, Gëzim Ademaj, Nustret Avdulla, Seladin Jakupllari, Eralda Bano, Ferdinant Xhaferaj, Helidon Bushati (nuk garon më për deputet)
KRYESIA DHE TË DËRGUARIT POLITIKË ME VENDE Të SIGURTA: Belind Këlliçi, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Edi Paloka, Tomor Alizoti, Tritan Shehu, Xhelal Mziu, Sali Berisha, Flamur Noka, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi.
GAROJNË ME PARTI TË TJERA KUNDËR BERISHËS: Lulzim Basha, Merita Bakiu, Oriola Pampuri, Enkelejd Alibeaj.
ZHGËNJYEN ME VOTAT: Orjela Nebiaj, 47; Sorina Koti, 42; Zheni Gjergji, 167 (vetëm 4 mbi kuotën minimale); Qani Xhafa, 170 (vetëm 6 mbi kuotën minimale); Andia Ulliri, 177 (vetëm 51 mbi kuotën minimale); Asllan Dogjani, 179 (vetëm 35 mbi kuotën minimale); Kreshnik Çollaku, 68; Greta Bardeli, 214 (vetëm 79 mbi kuotën minimale); Lefter Gështenja 216 (vetëm 52 mbi kuotën minimale).
RIKONFIRMUAN VETEN: Ramadan Likaj, 470; Saimir Korreshi, 477; Elda Hoti, 394; Ilda Dhori, 215; Andrea Mano, 380; Bledion Nallbati, 1219; Dashnor Sula, 538; Dhurata Çupi Tyli, 354; Edmond Spaho, 691; Luan Baçi, 677; Ina Zhupa, 641; Jorida Tabaku, 651; Isuf Çelaj, 410; Kastriot Piroli, 322; Lindita Metaliaj, 348; Lodovik Hasani, 302.
Përveç deputetëve, në Tiranë, më i votuari ka dalë ish-kreu i degës së Kavajës, Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Klevis Balliu me 736 vota, Grigels Muçollari me 666 vota dhe mjeku Ilir Alimehmeti me 603 vota. Në Durrës më të votuarit janë Igli Cara me 622 vota dhe Manjola Luku me 424 vota. Në këtë qark, pragun e ka kaluar edhe ish-prokurori Arben Ndoja, ndërsa zhgënjyes ishte rezultati që mori zëdhënesja për shtyp e Partisë Demokratike, Floriana Garo, e cila grumbulloi vetëm 32 vota.
Shifër kjo shumë larg kuotës minimale të votave. Në qarkun Berat, kandidati që ka siguruar më shumë mbështetje është Zija Ismaili me 1091 vota, Ledion Marra me 306 vota, ndërsa në Dibër më të votuarit janë Ilir Krosi me Denisa Vatën. Në Vlorë, pas deputetes Zhupa më i votuari është Atird Hoxha, ndërsa në Elbasan (përveç deputetëve) një numër të madh votash ka marrë Blendi Himçi. Po nga e njëjta "kategori", më i votuari në Fier është Eduart Sharka, ndërsa në primaret e Gjirokastrës më e votuara ka qenë Alma Kore, pas saj renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani. Në Kukës kryeson mjeku nga Hasi, Shkëlzen Ibra, ndërsa në Lezhë , ish-gjyqtari Gjin Gjoni, ndërsa një rikonfirmim mori edhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.
Por edhe pse mund të kenë siguruar votat, kjo nuk do të thotë se e kanë vendin e sigurtë në listë, pasi sipas kjryedemokratit Sali Berisha, për kandidatët ka edhe 2 kushte të tjera. Secili duhet që t'i sigurojë Partisë Demokratrike nga 300 vota në diasporë, që po sipas Berishës këtë kusht deri më tani e ka përmbushur vetëm Elda Hoti, e po ashtu do të shihet edhe historiku i angazhimit politik për demokratët./ZËRI