
TIRANË- Edhe kjo mbledhje e Komisionit Hetimor në Shëndetësi u mbyll me debate dhe akuza që të dyja palët politike bërën ndaj njëra-tjetrës. Edhe pse në këtë seancë ishte i thërritur si dëshmitar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir beqaj, ai nuk nuk u fut në sallë dhe nuk foli. Opozita kërkoi gjatë kësaj mbledhje që të shkonte në komision kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia Vilma Nushi. Mbledhja u ndërpre disa herë për shkak të tensioneve në sallë, dhe kryetarja Albana Vokshi kërkoi që të shtyhej, por kërkesa u rrëzua nga Konferenca e Kryetarëve.
Mbledhja u kërkua pasi opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit me qëllim që të thërrasë si dëshmitarë kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenen, Vilma Nushi. Kërkesa e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit u parashtrua nga deputetja demokrate, Ina Zhupa, e cila kërkoi më shumë kohë.
Sipas saj, nuk ka kohë për të marrë në pyetje dëshmitarët e miratuar nga të dyja palët; s'ka kohë për të zbardhur procesverbalet dhe po ashtu, nesër duhet të lexohet përmbledhja e raporteve përfundimtare të palëve. Por Partia Socialiste e kundërshtoi zgjatjen e afatit. Në mbledhje, ministri i Qeverisë për marrëdhëniet me Parlamentin, Tualant Balla tha se ka pasur kohë të mjaftueshme për të punuar, por ka qenë kryetarja e Komisionit, demokratja Albana Vokshi, ajo që ka zvarritur punimet.
“Fajin e ka kryetarja e komisionit, ajo e zvarrit, nuk keni bërë punë,”- tha Balla.
Në këto kushte, dëshmitë duhet që të mbyllen sot dhe nesër të përpilohen raportet që çështja të kalojë në seancë plenare.
Beqaj kërkoi në Komision që të paraqisë dëshminë e tij përmes PoëerPoint, por kjo kërkesë u refuzua nga opozita, e cila tha se nuk ka nevojë për “propagandë”. Refuzimi i kërkesës së Beqaj solli debate të shumta ku mazhoranca kërkoi që atij t’i jepej e drejta të fliste.
Ndërsa, sot ish-ministri i Shëndetësisë shkoi në mbledhje me disa foto të printuara duke qenë se atij iu refuzua kërkesa për prezantimin me PoëerPoint. Madje dhe të shumëfishuara në përmasa dhe me to, do të bëjë "mbrojtjen" e tij në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjithashtu Vokshi nuk hoqi dorë nga vendimi për të marrë në pyetje 3 shtetasit italianë. Pasi, Policia e Shtetit njoftoi Vokshin se Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli nuk ndodhen në territorin e Shqipërisë, kryetarja propozoi që t'i dërgohet një shkresë autoriteteve italiane që të sigurojnë paraqitjen e tyre në Tiranë.
Beqaj me leje të posaçme la qelinë dje dhe u rikthye në Kuvend për të shpjeguar rolin e tij si ministër në të dy koncensionet. Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti. Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të 'check up' po e heton prokurorja Elida Kaçkini.
Më 18 mars, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e 2 koncensioneve. Por aktualisht, Beqaj është në burg që prej datës 4 korrik, pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Detyrë që e ka mbajtur pasi liroi postin si ministër i Shëndetësisë. /ZËRI