
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 11 janarit. Berisha u shpreh se vota e diasporës është shumë e rëndësishme, ku sipas tij emigrantët janë masivisht për rotacionin, janë për PD.
"Kjo mbledhje është thirrur për emergjencën e krijuar mga problematika e votës së 1.5 milionë shqiptarëve jashtë vendit.
Ky është një eveniment i jashtëzakonshëm, i një rëndësie shumë të madhe në historinë elektorale, por historia elektorale është historia e demokracisë, thelbi i demokracisë. Ky proces siç edhe pritej nuk mund të mos ishte pa problematika. 1 milion e gjysëm shqiptarë të shpërndarë në të gjithë planetin, imagjinoni se çfarë konstituence e madhe është. Qeveria nuk pranoi të votohej me telefon, siç votojnë shumë vende, por kërkoi të votohej në e-Albania, që është portali më i manipuluar në Europë dhe botë. Një portal ku fusin duart e zeza, një mori mafiozësh vendi dhe të huaj dhe e bëjnë atë shportë që nuk jep asnjë siguri. Dhe ne e përjashtuam këtë mundësi. Tani si praktika e parë, natyrisht se ne kishim që në fillim modulin më të mirë të trajtimit të saj. Jo, por një gjë del shumë e qartë. Gjatë këtyre dy muajve, emigracioni dhe diaspora janë masivisht për rotacionin, janë për PD, janë kundër narkoshtetit,'-u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij kreu i PD-së u ndal edhe tek pensionistët dhe çmimi i energjisë elektrike, duke premtuar se nëse fitojnë çmimi do të ulet në 70 lek për familjarët dhe në 60 lek për bizneset.
"Sot çdo shqiptar e ka të qartë se, paketa ta quajmë e 100 ditëve të para, është paketa e përmbysjes së madhe të shpërndarjes së të ardhurave të qytetarëve shqiptarë. Të vendosjes së minimumit jetik 200 euro. Janë 57% e pensionistëve që marrin pension jo të plotë. Janë 100 mijë pensionistë në fshat që marrin 12 euro pension. Janë të gjithë invalidët dhe të tjerët që nuk përballojnë as gjysmën e shpenzimeve të tyre shëndetësore me pensionin. Pensioni mesatar 170 euro, që nuk mjafton as për kafshatën. Të gjithë këta tre muaj e parë të qeverisjes tonë, do të marrin fiks 200 euro. 200 euro do të marrë çdo shqiptarë që nuk merr asgjë deri sot. se ka me dhjetëra mijëra dhe më shumë, qytetare dhe qytetarë që nuk kanë asnjë lloj pensioni. 200 euro. Pse 200. Është minimumi jetik. Duhet të jetojë, nuk mund ti thuash pse ske punuar, pse ke punuar, do ti japësh të jetojë dhe do të jetojë. Modeli ynë, Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë, do të rikthejë jo 77, por 70 lek 300 kilovatët e parë. 100 lek, jo 115 fashon e dytë. Kurse bizneset do të zbresin përsëri në 60 lek. Nuk është koha të hyjmë këtu, por vjedhjet e Lubi Ballukut me energjinë, ju them kanë kufi vetëm qiellin. Nuk ka përdorur kush kurrë kaskadën e Drinit në mënyrë më kriminale se ky person. E cila është një mrekulli, një pasuri shumë e çmuar në kuptimin e asaj që është një rezervë energjetike e cila të jep shumë mundësira për të rregulluar furnizimin, por edhe çmimet dhe të gjitha,"-shtoi Berisha.