Bota

Marrëveshje Shqipëri-Serbi, ministri i Jashtëm serb: Do hapim konsullata në Shkodër dhe Bujanoc

Hapja e konsullatave synon lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

zh.ll
Marrëveshje Shqipëri-Serbi, ministri i Jashtëm serb: Do hapim
ministri i jashtem serb, Marko Gjuriç

SERBI- Shqipëria dhe Serbia kanë rënë dakord në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Marrëveshja është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, i cili deklaroi se dakordësia u arrit gjatë një takimi me homologun shqiptar, Ferit Hoxha.

Në një intervistë për Radio Beogradin, Gjuriç u shpreh se ka zhvilluar bisedime me ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke i cilësuar ato si shumë konstruktive.

“Më gëzon fakti që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave të dy vendeve në Shkodër dhe Bujanoc”, tha Gjuriç.

Hapja e konsullatave synon lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sa i përket Kosovës, ministri serb pretendoi se qeveria e kryeministrit Albin Kurti po izolohet gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare.

“Sa më shumë që regjimi i Kurtit përdor dhunë ndaj serbëve dhe ndaj atyre që mendojnë ndryshe, aq më i izoluar bëhet në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është në favorin tonë”, u shpreh ai./ZËRI

Poll

MOS HUMB