FOTO ILUSTRUESE
KOSOVË– Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Ibrahim Rugova, në segmentin Qafë Duhël, në drejtim të Prishtinës.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me tre automjete. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë mbetur të plagosur.
“Hetuesit e njësitit të autostradës janë në vendin e ngjarjes. Rruga është e lëshuar, njëri nga shiritët ka qenë vazhdimisht i lirë për qarkullim. Për natyrën e lëndimeve, hetuesit do të shkojnë pas pak edhe në spital për të marrë informacione”, ka deklaruar Policia e Kosovës./ZËRI
Poll