Politikë

Lista e kandidatëve të PD-së, Berisha: Është 100% e ekuilibruar dhe me diversitet

Berisha theksoi se listat janë të ekuilibruara dhe me diversitet.

Redaksia Zëri
Lista e kandidatëve të PD-së, Berisha: Është 100% e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi listën e Partisë Demokratike në qarkun Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai u shpreh në “Top Channel” se në listën e mbyllur janë ata demokratë të cilët janë fibra politike e partisë. Berisha theksoi se listat janë të ekuilibruara dhe me diversitet.

"Është e vërtetë që mbrojtje i është dhënë fibrës politike të partisë, fibrës politike, duke ruajtur plotësisht bashkimin në diversitet siç e shpallëm, lista e hapur e kryetarëve të qarqeve është 100% e ekuilibruar, por këta nuk janë aty pse erdhën dhe u bashkuan, por se janë me eksperiencë të çmuar elektorale, fushata do organizatorë sidomos ky sistem bizar, u zgjodhën si fibër politike, ka qenë e qëllimshme, nëse i krahason këta nuk gjen në listë Lubi Ballukun. Krahaso Spiropalin 5 milionëshe, apo Spirogjokën me Jozefina Topallin, nuk gjen Taulant Ballë. S’kam mundur me gjet asgjë nga ata, po të kalojmë tek lista e hapur ka të rinj, eksponentë, politikanë dhe besoj se është dinjitoze, janë emra personalitetesh të shquar, emra të rinjsh brilantë", tha Berisha./Top Channel

Poll

MOS HUMB