
TIRANË-Ish-kryeministri italian dhe kreu i partisë Italia Viva, Matteo Renzi u shpreh se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me kryeministren Giorgia Meloni për kampin e emigrantëve në Gjadër ishte një “qokë” për të ndihmuar këtë të fundit në zgjedhjet evropiane.
I pyetur në një intervisë në 'Euronews Albania' nëse kryeministrja italiane do t’ia kthente nderin kreut të qeverisë shqiptare, duke e mbështetur në zgjedhet e 11 majit në Shqipëri, Renzi ironizoi duke thënë se Meloni sjell ters. Ish-kryeministri solli si shembull zgjedhjet në Britani, ku tha se Meloni mbështeti Sunak dhe fitoi Starner.
Matteo Renzi: Nuk e di, sepse mendoj se është e drejtë që shqiptarët të votojnë për kryeministrin shqiptar. Unë nuk dua të ndërhyj, dhe besoj se po kështu edhe Meloni. E pastaj, duhet të them, se herët e fundit Meloni ka sjellë pak ters, sepse në Poloni kandidati i Melonit, domethënë, ai që mbështeti ajo, humbi. Në Spanjë, kandidati i Melonit, i partisë Vox, humbi. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo ishte për kandidatin Sunak, konservatorin, dhe fitoi Starner. Sipas meje, sjell pak ters, nuk do të merrja mbështetjen e Giorgia-s.
Një ditë më parë (26 mars) Matteo Renzi zhvilloi edhe një vizitë në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Renzi u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane./ZËRI