Politikë

Lëvizje tek Ministria e Arsimit, largohet Nina Guga, postin e saj e merr Orjana Osmani

Belinda Balluku ka shkarkuar zv.ministren e Arsimit, Nina Guga. Në vendin e saj është emëruar Orjana Osmani.

k.m.
Lëvizje tek Ministria e Arsimit, largohet Nina Guga, postin e saj e merr
Orjana Osmani dhe Nina Guga

TIRANË- 2 lëvizje janë bërë sot në kupolën drejtuese të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkarkuar zv.ministren e Arsimit, Nina Guga. Në vendin e saj është emëruar Orjana Osmani. Kjo e fundit ka punuar prej 22 vitesh si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ka dhënë mësim edhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Po ashtu, gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit ishte një nga mësueset që dha mësim "online", nëpërmjet transmetimit në "RTSH Shkollë". Për shkak se mësimi në shkolla ishte i pezulluar, u gjet një mënyrë që mësimi të jepet nëpërmjet televizionin publik.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ndërsa Nina Guga është një nga "peshqit" që futi në rrjetin e tij/saj personazhi i njohur si Klea Rama. Nina Guga i dërgoi një përshëndetje të përzemërt Ermes Hoxhallit, që hiqej si Klea Rama (mbesa e kryeministrit Edi Rama) duke mashtruar gjimnazistët në Shqipëri.

Por edhe pse u provua se kishte rënë pre në skemën e mashtrimit, nuk u prononcua kurrë për ngjarjen edhe pas një kërkese të bërë nga ZËRI. Nuk dihet nëse shkarkimi i saj ka lidhje me ngjarjen, pasi ende nuk ka një sqarim për largimin e saj nga posti që mbante prej vitesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB