Politikë

“Lëvizja Bashkë” sërish protestë para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

rotesta u lajmërua disa ditë më parë nga “Lëvizja Bashkë”, pas arrestimit të Veliajt me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I.F
“Lëvizja Bashkë” sërish protestë para
Protesta

TIRANË- Kreu i partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka organizuar sërish protestë para Kryeministrisë ku kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë Edi Rama, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në protestë morën pjesë aktivistë të shumtë të partisë ku iu bërën thirrje Ramës të japë dorëheqjen e tij. Protesta u lajmërua disa ditë më parë nga “Lëvizja Bashkë”, pas arrestimit të Veliajt me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama. Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë. Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive. Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë”, thuhej në postim.

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të njihet sot në GJKKO me masën e sigurisë. Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB